Lajme

“Çnjerëzore dhe barbare,” Merkel dënon sulmet terroriste të Hamasit ndaj Izraelit

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka dënuar me termat më të ashpër të mundshëm sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.

Ajo tha se sulmet terroriste ishin çnjerëzore dhe barbare, duke theksuar se solidariteti i saj qëndronte me popullin izraelit dhe qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Merkel, e cila shërbeu si udhëheqëse e Gjermanisë për 16 vjet nga 2005 deri në 2021, tha se mbështet plotësisht qëndrimin e kancelarit Olaf Scholz. Ky i fundit tha këtë të diel se Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmet barbare dhe të mbrojë qytetarët e tij dhe të ndjekë sulmuesit.

Mediat e huaja raportojnë se më shumë se 1,100 persona janë vrarë nga të dyja anët pas një sulmi masiv nga Hamasi që filloi herët të shtunën. Numër ky i cili piritet të rritet ndeshëm, pasi shumë ushtarë si të Izraelit ashtu dhe Hamasit kanë mbetur të plagosur rëndë.

Jonathan Conricus, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, tha në një video të dielën vonëse se shumë të plagosur janë në gjendje kkritike për jetë dhe se “kjo është dita më e keqe në historinë izraelite”.