ShowBizzz

Coca-Cola bllokon reklamën me Chiara Ferragnin!

Coca-Cola ka bllokuar një reklamë me influenceren Chiara Ferragni pas skandalit që shpertheu në lidhje me panetonen.

Reklama dyshohet se do të dilte në transmetim nga fundi i janarit, pak para hapjes së festivalit vjetor Sanremo, por Coca-Cola ka njoftuar se reklama që nuk do të përdoret.

“Ne kemi punuar me Chiarën në Itali në 2023, duke përfshirë disa xhirime të bëra në dhjetorin e kaluar. Tani për tani ne nuk planifikojmë ta përdorim këtë përmbajtje”, shkruhet në një deklaratë.

Coca-Cola bllokon reklamën me Chiara Ferragnin!
Ferragni ende nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë lajm.

Para Krishtlindjeve, edhe kompania italiane e syzeve Safilo njoftoi përfundimin e marrëveshjes me Ferragnin.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi autoriteti antitrust i Italisë tha se kishte lëshuar gjoba prej mbi një milion euro për kompanitë e lidhura me Ferragnin dhe 420,000 euro për kompaninë italiane të ëmbëlsirave Balocco për praktikë të padrejtë tregtare.



bal