1
Courtyard by Marriott Prishtina ka bërë të ditur organizimin e Netëve Gala për Vitin e Ri 2026, një seri mbrëmjesh festive që do të mbahen nga 1 deri më 3 janar 2026, duke ofruar tri netë radhazi argëtimi, muzikë live dhe shërbime luksoze për mysafirët vendas dhe ndërkombëtarë.
Secila mbrëmje do të shoqërohet me performanca live nga artistë të njohur të muzikës shqiptare. Më 1 janar do të performojë Afrim Muçiqi me Yjet, më 2 janar Ermal Fejzullahu, ndërsa më 3 janar mysafirët do të argëtohen nga Ramadan Krasniqi – Dani.
Ofertat speciale për këto mbrëmje nisin nga 428 euro për natën e 1 janarit, 388 euro për 2 janar, ndërsa për natën e 3 janarit çmimi është zbritur në 250 euro, duke e bërë përvojën festive më të qasshme, pa kompromis në cilësi dhe standard.
Paketa festive përfshin qëndrim luksoz në dhomë standarde për dy persona, me mundësi për përmirësim në kategori më të avancuara me kosto shtesë, Darkë Gala me menu 7-pjatëshe dhe muzikë live, mëngjes për dy persona, si dhe qasje në Spa & Fitness. Po ashtu, mysafirëve u ofrohen parkim dhe Wi-Fi falas gjatë gjithë qëndrimit.
Netët Gala për Vitin e Ri 2026 shënojnë vitin inaugurues të Courtyard by Marriott Prishtina dhe organizohen në ballroom-in e parë në kryeqytet si pjesë e një godine rrokaqiej, duke vendosur një standard të ri për evente festive dhe përvoja premium në rajon.

Të interesuarit për rezervime dhe informata shtesë mund të kontaktojnë drejtpërdrejt Courtyard by Marriott Prishtina përmes kanaleve zyrtare të hotelit.
Rezervimet rekomandohet të realizohen me kohë, pasi numri i vendeve është i kufizuar.

ks


