ShowBizzz

Ç’po ndodh me Jennifer Lopez? Anulon 7 koncerte pa dhënë shpjegim!

Faqja “Ticketmaster” ka njoftuar anulimin e koncerteve që Jennifer Lopez po planifikonte të ofronte në Nashville, Raleigh, Karolina e Veriut, Atlanta, Tampa, Florida dhe New Orleans.

Turneu i JLo tashmë do të përfundojë më 17 gusht në Neë York City, dhe datat e anuluara ishin planifikuar për 20-31 gusht. Kompania ka hequr plotësisht shfaqjet e njoftuara më parë në Cleveland dhe Houston.

Ç’po ndodh me Jennifer Lopez? Anulon 7 koncerte pa

Përveç detajeve të rimbursimit nuk është dhënë asnjë arsye konkrete e këtij vendimi që ka zemëruar jo pak fansat. Ky turne shënon turneun e parë të Jennifer që nga turneu “It’s My Party” në 2019, ku artistja e njohur fitoi mbi 50 milionë dollarë nga shitja e biletave.

Jennifer Lopez ka bërë një rrëfim ku zbuloi detaje të pathënë më herët në dokumentarin e saj.  “Dikur kisha frikë të rrija vetëm. Në realitet nuk mendoja asgjë për veten dhe as bota nuk mendonte shumë për mua”, ka rrëfyer ajo e përlotur duke shtuar se ka përjetuar abuzim psikologjik. “Nuk e dija se çfarë do të bëja duke qenë vetëm. Kush do të kujdesej për mua? Kush do të më mbronte? Një terapist më tha: ’A mund të jesh vetëm?’

Dhe unë thashë, ‘Mund ta bëj. Do të jem vetëm deri në Krishtlindje, mirë?'”, kujtoi ajo.



bal