ShowBizzz

Ç’po ndodh mes Irina Shayk dhe Lewis Hamilton?

Në qytetin e dashurisë…

Irina Shayk u fotografua me Lewis Hamilton në Paris të premten mbrëma, katër ditë pasi u fotografua për darkë me Tom Brady në New York.

Modelja dhe ylli i Formula 1 u panë duke u futur së bashku në një makinë dhe pasi mbërritën në destinacionin e tyre zbritën nga makina veçmas.

Hamilton ishte veshur me një xhaketë të bardhë, një palë pantallona ngjyrë kafe dhe atlete kafe. Ndërkohë, Shayk kishte një veshje krejt të zezë për daljen, e veshur me një pallto lëkure të madhe, një bluzë, një minifund dhe geta.

Ajo e shoqëroi look-un e saj me një çantë të kuqe Chanel dhe një palë këpucë të zeza.

Kjo dalje e saj në Paris vjen disa ditë pasi modelja dhe i dashuri i saj i përfolur, Tom Brady, u takuan në Brasserie Fouquet’s New York në Manhatan.

Shayk dhe ish-ylli i NFL u ulën në një tavolinë së bashku për dy orë. Burimet i thanë TMZ në atë kohë se dyshja nuk treguan asnjë shenjë afrimiteti romantik gjatë takimit të tyre të darkës, megjithatë, ata “ishin padyshim komod”.

Brady dhe bukuroshja ruse janë parë së bashku në disa raste pasi për herë të parë ndezën thashethemet për romancë verën e kaluar.

Shayk ka vajzën Lea De Seine, 6 vjeç, me ish-burrin Bradley Cooper, ndërsa ish-mbrojtësi i Tampa Bay Buccaneers ka djalin Benjamin, 14 vjeç dhe vajzën Vivian, 11 vjeç, me ish-gruan Gisele Bündchen.

Brady është gjithashtu baba i djalit Jack, 16 vjeç, me ish-in Bridget Moynahan.