ShowBizzz

Cristiano Ronaldo shijon pushimet me familjen përpara Euro 2024

Cristiano Ronaldo ka treguar trupin e tij në plazh së bashku me Georgina Rodriguez teksa po shijon një pushim familjar para Euro 2024.

Superylli portugez pësoi një fund zhgënjyes të sezonit të tij në Al-Nassr, me 39-vjeçarin që mbeti në lot pasi pësoi një humbje me penallti ndaj Al-Hilal në finalen e Kings Cup of Champions – që do të thotë se ai e përfundoi pa trofe.

Ronaldo po shfrytëzon rastin për t’u çlodhur dhe për t’u rimbushur përpara Kampionatit Evropian.

CR7 i është bashkuar partnerja Georgina dhe pesë fëmijët e tij, me të cilët kalon pjesën më të madhe të kohës.

Ronaldo ka shënuar 50 gola për Al-Nassr në sezonin 2023-24 dhe ka thyer më shumë rekorde në Lindjen e Mesme.

Georgina nga ana tjetër ka mahnitur në bikini në paraqitjet e saj në rrjete sociale.

Ajo ka zgjedhur një palë bikini rozë për njërën nga fotografitë, e më pas solli edhe disa momente të familjes së bashku.“Bota ime”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.