Rezart Veleshnja ishte një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të tretë të BBVK, ndonëse rrugëtimi i tij nuk zgjati shumë, pasi ai u përjashtua përmes një zarfi të zi pas shkeljeve të përsëritura të rregullave e së fundmi pas një tjetër rasti me banoren Xheneta Fetahu.
Nga ana tjetër, vetëm pak ditë më parë u komentua një sjellje tjetër e Rezartit, këtë herë me banoren Sara Kolami.
Gjatë një momenti në oborr, Rezarti dhe Gjesti tentuan të hidhnin Sarën në pishinë, ndërsa kjo e fundit reagoi keq ndaj këtij veprimi duke i treguar Rezit dhe Gjestit limitet e saj dhe se nuk e miratonte një veprim të tillë nga djemtë kundrejt saj e mbi të gjitha pasi ishte një veprim aspak etik që do ta bënte të ndihej keq dhe të atin e saj.
Për këtë situatë, Rezarti ka reaguar nëpërmjet një postimi në InstaStory. Ai ma shpërndarë një video të një fanpage në të cilën shihet Sara me të brendshme dhe është shoqëruar me shkrimin:
“Me sa duket brekët s’paska problem me i nxjerrë, apo babi s’ka Instagram vetëm TV, meqë i bëri namin çunave”.
lokimagazine