ShowBizzz

Dafina kurorëzon martesën me Kreshnik Gjergjin, shkëlqen me fustanin e nusërisë

Ditën e djeshme, më 13 shtator, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji i dhanë fund beqarisë.

Përmes një postimi në InstaStory, Dafina Zeqiri fillimisht ka shpërndarë një foto, krahas së cilës shiheshin dy duar me rrathë që simbolizojnë martesën.

Përveç unazës, ajo që vihet re në dorën e Dafinës është edhe mbishkrimi “Mrs” në thonjtë e saj, çka nënkuptoi se ajo i ka dhënë fund beqarisë.

Por përveç këtyre fotove, Dafina nuk ka ngurruar që të shpërndajë pamje nga ceremonia e martesës ku duket mahnitëse.

Me një fustan të shkurtër të bardhë dhe me motive trëndafili, Dafina Zeqiri, thjesht ka shkëlqyer.

Kjo nuk i ka befasuar fansat e artistes pasi Dafina ka treguar më herët planet për të kurorëzuar dashurinë e saj me Kreshnikun.

Kujtojmë se Dafina është në një marrëdhënie romantike prej disa kohësh me Kreshnik Gjergjin.