Dafina Zeqiri ka ngacmuar fansat me një paralajmërim misterioz për mbrëmjen e kësaj të diele, duke lënë të kuptohet se është duke përgatitur një projekt të ri muzikor.
Këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale një postim ku shkruan “Sunday night surprise”, duke shtuar kureshtjen e ndjekësve rreth asaj që ka përgatitur për ta.
Surpriza, siç është bërë e ditur ndërkohë, pritet të jetë një bashkëpunim i ri me artistin Matolale.
Dyshja kanë zbuluar gjithashtu se projekti i tyre i përbashkët do të mbajë titullin “Nje Dance”, duke ngjallur interes të madh te fansat.
Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur data e saktë e publikimit të këngës, ndërsa ndjekësit janë në pritje të detajeve
