Lajme

“Daily Mail”: Gangësterët shqiptarë kontrollojnë tregun e drogës në Britani

Media prestigjioze “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull emigrantëve shqiptarë në Britani të Madhe.

“Gangsterët shqiptarë të armatosur kanë kapur kontrollin e tregut të drogës në Britani dhe po mbushin burgjet aq shpejt sa qeveria po dërgon disa në shtëpi herët, për të shmangur ngecjen e hapësirës” – shkruan gazeta britanike.

Në artikull thuhet se bandat nga shteti ballkanik tani ushtrojnë kontroll të konsiderueshëm mbi furnizimin me kokainë. Sipas britanikes shqiptarët importojnë drogën nga homologët e tyre në kontinentin e Evropës përmes porteve në Anglinë juglindore.

Sipas Daly Mail një gjykatës paralajmëroi se fermat e kanabisit që drejtohen nga rrjetet kriminale shqiptare kishin arritur ‘nivele epidemike’ dhe sipas gjykimit të tij ‘bëheshin diçka si industri’.

Gjithashtu thuhet se 80 emigrantë shqiptarë janë dënuar me gjithsej 130 vite burg gjatë katër muajve të parë të vitit.

Disa të rinj shqiptarë po futen fshehurazi në Britaninë e Madhe raportohet në këtë artikull si dhe thuhet se po bashkohen me bandat e drogës me qëllim që të dërgohen në burg, në mënyrë që të mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne dhe të fitojnë azil.