Benita Zena ka qenë e ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania, ku ka folur për jetën e saj personale dhe atë profesionale.
Gjatë kësaj interviste, ish-banorja e BBV Kosova, ka zbuluar arsyen se pse merr një bodyguard me veten. Ajo u shpreh se nuk mund të thotë se është ndjerë ndonjëherë e rrezikuar pasi po merr shumë dashuri nga njerëzit.
Pjesë nga intervista:
Pse ke zgjedhur ti Benita të marrësh një bodyguard me vete?
Po pse jo, nuk e shoh diçka absurde, për mua është diçka e lehtë.
Je ndjerë ndonjëherë e rrezikur që lëviz me bodyguard apo thjesht për dëshirën tënde?
Nuk mund të them e rrezikuar, se po marr shumë dashuri, por thjesht pse mos me i pas mbas vetes për çdo gjë. Nuk është risi për mua, zakonisht i marr, kam njerëzit e mi.
A mendon se të bën më interesante ky fakt?
Ndoshta është më showgirl, por nuk e di, është qejfi im. Ndonjëherë them se qejfet e mia nuk i prish për askënd. As nuk e bëj për publik.
Sot nuk i ke marrë me vete?
Sot i kam lënë në hotel.

