Personat që shihni në foto janë autori dhe viktima e sherrit me thika në Durrës. Ilir Arben Koçilja, pas një sherri qëlloi me thikë duke i shkaktuar vdekjen Halil Kokës. Koka është nipi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Bëhet me dije se autori 34-vjeçar njihej nga policia si person konfliktual dhe me precedent të mëparshëm kriminal. Edhe më parë Koçilja është shoqëruar në polici, pasi ka debatuar me komshinjtë dhe madje njërit i ka dëmtuar makinën.
Kujtojmë që ditën e sotme rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, gjatë një konflikti të çastit Koçilja qëlloi thikë, shtetasin Halil Kokën. i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.
Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia më herët.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo