Lajme

Dalin fotot, ish-banori i Big Brother Vip kapet “mat” me të dashurën misterioze

Me hyrjen e tij në shtëpinë e Big Brother Vip mësuam se Lorenc Hasrama është duke shijuar një histori dashurie. Duke mos dashur të bëjë publik në asnjë moment identitetin e vajzës e cila i ka vjedhur zemrën, Lorenci s’nguroi të tregonte se sa shumë i dashuruar dhe sa shumë e vlerëson atë.

Së fundmi, çiti kanë gjetur kohën, pasi këngëtari ka qenë shumë i angazhuar me koncerte këtë sezon, dhe janë “arratisur” drejt plazhit të Borshit.

Revista “Bordo” ka siguruar disa fotografi të këngëtarit duke shijuar plazhin me bukuroshen bionde.

Në një nga fotot e publikuara ata shihen të përqafuar, ndërsa në të tjerat duke shijuar ditët e nxehta të verës dhe detin.