Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e madhe e sezonit të tretë të “Big Brother Vip”, ku fituese u shpall Egla Ceno.
Gjatë këtij spektakli nuk munguan suprizat e shumta, të papriturat, hatërmbetjet, por edhe përplasjet.
Ditën e sotme në rrjet po qarkullon një video e Eglës, pak para fillimit të spektaklit, ku shihet tek përplaset me parukieren në dhomën e përgatitjes.
Ajo shihet e revoltuar ndërsa i drejtohet asaj me tone të larta, për shkak se ishte e pakënaqur me paraqitjen e saj.
Mesa duket emocionet dhe nervozizmi përpara finales së madhe kanë bërë të vetën!
lokimagazine