Ashtu sic e kishte thënë edhe gjatë qëndrimit në fermë, mbrëmjen e djeshme Robert Berisha u largua me dëshirën e tij nga “Ferma VIP”.
Pas largimit të Robertit, fermerët filluan të komentojnë zgjedhjen e tij, ndërsa Gloria duket se “pa dashur” ka nxjerrë zbuluar produksionin.
Ndryshe nga cfarë u tregua, pra një largim me dëshirën e Robertit, duke menduar se nuk po dëgjohet nga askush, Gloria ka treguar se në fakt Roberti ka patur një kontratë vetëm 2-3 javore.
Pjesë nga biseda:
Dijonisi: Do ikim të gjithë…
Gloria: Ka qenë me kontratë 2-3 javë.
Dijonisi: Pse Roberti se ka patur deri në fund?
“Jo”, i përgjigjet Gloria, ndërsa Dijonisi shihet i habitur.
lokimagazine