Era e fortë dhe dallgët e mëdha janë bërë shkak që qindra pushues që kishin zgjehdur bregdetin e Vlorës të largohen nga uji për të shmangur rrezikun.
Rojet e stacioneve të plazheve kanë ngritur flamurin e kuq, duke ndaluar pushuesit të hynë në ujë për shkak të përkeqësimit të kushteve në det. Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe turistëve të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e rojeve bregdetare, pasi dallgët e fuqishme dhe rrymat detare paraqesin rrezik serioz për jetën.
Sipas autoriteteve, duhet të shmanget noti dhe aktivitetet në det deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Kjo situatë e papritur ka sjellë edhe një problem tjetër ku, pas fillimit të largimit të pushuesve janë krijuar radhë kilometrike nga Zvërneci në drejtim të qytetetin të Vlorës.
