Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Danja Koka, ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në Instastory.
Edhe pse vazhdon ta mbajë larg syrit të publikut jetën private, Danja ka ndarë një moment romantik, ku shihet e mbështetur në krahët e një mashkulli, pa ia zbuluar identitetin.
Postimi, i shoqëruar me këngën “Kiss Me” dhe mbishkrimin “Netë vere”, lë të kuptohet se ajo po shijon një periudhë të lumtur në jetën e saj.

