Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP3” u zhvillua dasma e improvizuar mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit.
Edhe pse një ‘martesë’ e bërë në kuadrin e lojës, nuk kanë munguar edhe urimet e shumta për çifti, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Urimi që tërhoqi më shumë vëmendje në publik, ishte ai i këngëtares Vesa Smolica, e cila doli nga shtëpia e BBV3 një javë më parë.
“Të trashëgohet çifti”, shkruan ajo në një postim në “Instastory” duke e shoqëruar postimin me një foto të momentit kur dyshja po vallëzonin.
ks