Pas festave paramartesore, me koncerte nga Rihanna dhe Andrea Bocelli, një lundrim miliona paund rreth Mesdheut që tërhoqi ankesat për zhurmën nga vendasit dhe një shfaqje me fishekzjarre mbi Kanë, Anant Ambani, djali i njeriut më të pasur të Indisë, Mukesh Ambani, do të martohet me Radhika Merchant, vajza e dy industrialistëve të pasur.
Dasma tri ditore filloi të premten në mbrëmje me ceremoninë tradicionale hindu, do të ndiqet nga ceremonia shubh aashirwad të shtunën dhe do të kulmojë me një shfaqje ekstravagante maharajah, ku çifti do të betohet të dielën. Ndërsa kostoja e festimeve njëmujore të dasmës nuk është konfirmuar, analistët kanë vlerësuar se ato mund të kenë kushtuar deri në 50 miliardë rupi (462 milionë £). Kjo vlerë megjithatë është një pjesë të vogël e vlerës pasurisë neto të Ambanit prej 123 miliardë dollarësh, sipas Forbes.
Si të mjaftonte e gjitha kjo, për shfaqjen luksoze të fundjavës, familja ka ‘zaptuar’ disa pjesë të qytetit të Mumbait, duke shkaktuar kaos në sistemin e transportit të qytetit. Rreth 1.300 njerëz pritet të marrin pjesë në dasmë, duke përfshirë personazhe të njohur nga brenda dhe jashtë vendit. Narendra Modi, kryeministri indian, pritet të bëjë një paraqitje të shkurtër, bashkë me ish-kryeministrat britanikë Tony Blair dhe Boris Johnson dhe John Kerry, ish-sekretari amerikan i shtetit.
Në listën e të ftuarve janë edhe Kim dhe Khloe Kardashian, ish-kampioni i boksit, Mike Tyson dhe aktori Jean-Claude Van Damme. David dhe Victoria Beckham mund të marrin pjesë, ndërsa thuhet se Adele, Lana del Ray dhe Drake do të performojnë.
Ceremonia madhështore është në përputhje me festimet për fëmijët e tjerë të miliarderit. Hillary Clinton ishte ndër të pranishmit në festën e Isha Ambanit para dasmës në 2018, ku performoi Beyonce. Një vit më vonë, dasma e djalit të madh Akash Ambani përfshinte një performancë nga Coldplay.
Dasma është një deklaratë e pasurisë dhe fuqisë së babait të dhëndrit, Mukesh Ambani si dhe një shfaqje mahnitëse e pasurisë së elitës së re të Indisë.