ShowBizzz

Dasmë edhe në Fan Club, Ronaldo dhe Ina puthen në buzë

Emisioni “Big Brother Fan Club” ka nisur sot plot me surpriza. Dy opinionistët Ronaldo Sharka dhe Ina Kollçaku kanë improvizuar dasmën e Ilnisës me Meritonin.

Dyshja kanë hyrë në studio me muzikë popullore dhe i kanë dhënë njëri-tjetrit një puthje në buzë.

Ronaldo thotë me shaka:

Tashmë unë jam Ronaldo Kollçaku.

Të ftuarit në studio thonë me shaka se kjo dasmë ishte më e bukur se ajo që u realizua brenda shtëpisë.