Pa një votimi të hapur për gjithë banorët e shtëpisë, Dea Vieri ishte banorja që u eliminua nga reality show të martën.
Blogerja më pas publikoi një video në TikTok ku i përgjigjej pyetjes së shpeshtë të ndjekësve se pse doli nga Big Brother. Videon ajo e shoqëroi me një zë viral ku thoshte: “Pse dola? Dola! S’është ndonjë gjë interesante”.
Mirëpo një ndjekës i replikoi duke thënë: “Jo ti nuk dole, ty të nxorrën”. Dea habiti me përgjigjen e saj për komentuesen, duke u shprehur se në fakt ishte Ori Nebijaj ajo që e nxorri nga programi pasi nuk pranoi të krijonte një lidhje sa për show me Fation Kuqarin.