Në prime e mbrëmjes së sotme u mbajt një televotim ku publiku votoi për banorin e preferuar. Nga ky televotim banori më pak i preferuar lë shtëpinë e Big Brother VIP. Banorja më pak e votuar nga publiku ishte Dea.
Dea nuk kishte as biletë kthimi duke lënë përfundimisht garën. Ajo u shpreh se ky eliminim i erdhi i papritur pasi nuk e kishte menduar që mund të ishte ajo banorja më pak e preferuar.