ShowBizzz

Dea Mishel: Jam fillikat pa të dashur, dua dikë që të më udhëheqë

Dea Michelle ishte e ftuar në Top Albania Radio, ku ka folur për eksperiencën e saj brenda BB VIP.

Ish finalistja ka folur edhe për jetën e saj private.

TS Poll - Loading poll ...

Teksa u pyet se a është në një lidhje dashurie ajo nuk hezitoj të përgjigjej.

“Do doja shumë të kisha një (të dashur), po… Jam fillikat (qesh). Dua një mashkull që të jep siguri. Në jetën time të përditshme unë dua të kem kontroll mbi çdo gjë dhe dua që kur të jem me partnerin të jem unë e qetë dhe të jetë ai që udhëheq”.