ShowBizzz

Debat në studio/ Sociologu i përvishet Jorit dhe Deas: Nuk e meriton një titull të till

Mbrëmjen e djeshme, Dea Mishel dhe Jori Delli ishin të ftuara në një intervistë në “Më lër të flas”.

E teksa ishin duke rrëfyer për rrugëtimin e tyre në “Big Brother VIP”, dy vajzat patën një debat me një tjetër personazh të ftuar në emision, sociologun Ergys Mërtiri.

Debati mes tyre erdhi pas termit “influencers”, për të cilën Jori dhe Dea pretendojnë se janë, por jo Mërtiri.

Ai tregoi se si Jori ashtu dhe Dea nuk e kanë një zanat dhe kështu nuk e meritojnë të quhen influencere.

Nga ana tjetër, Jori dhe Dea kundërshtuan duke treguar se njëra është arkitekte dhe tjetra inxhiniere, argument i cili nuk e bindi aspak sociologun.