Nuk ka ditë që në shtëpinë e “Big Brother VIP” të mbizotërojë qetësia.
Gjatë prime-t të djeshëm u diskutua për lojën e Romeos dhe Lisit, situatë e cila më pas ka nxitur mjaft debate mes banorëve.
Nga kjo lojë më shumë të prekur ishin Erjola dhe Graciano, të cilët më pas debatuan me Romeon, pasi e quajtën ‘një lojë e shëmtuar’.
Debati i Erjolës dhe Romeos agravoi në momentin kur ky i fundit iu drejtua asaj se nuk ka argumenta. Edhe Dea është përfshirë në debat ndërsa ka komentuar edhe raportin e tij me Heidin.
Sa i përket kësaj ngjarje, ka reaguar së fundmi Donald Veshaj, i cili në një postim në InstaStory ka ironizuar Erjolën dhe Dean për ‘argumentat’ e tyre.
lokimagazine