Lajme

Debatoi me gruan dhe iku nga shtëpia, shqiptari gjendet i mbytur në liqen (EMRI)

Një 47-vjeçar shqiptar, Lorenc Ferraj është gjetur i vdekur pranë një liqeni në Itali.

Sipas medieve italiane, Ferraj kishte ikur nga shtëpia pas një debati me bashkëshorten e tij dhe kishte tre ditë pa u kthyer. Mëngjesin e së hënës, gruaja e tij “ngriti alarmin” në polici se bashkëshorti i saj kishte humbur.

Më tej, karabinierët e komunës së Ascolit nisën kërkimet për 47-vjeçarin së bashkë me disa dronë dhe një njësi qensh. Kërkimet vazhduan për ditë me radhë derisa këtë të enjte, efektivët e ekipit të shpëtimit të Ascolit gjetën një trup të pajetë në liqenin e Gerosës.

Pas identifikimit të trupit nga autoritetet, rezultoi që viktima ishte pikërisht Lorenc Ferraj i cili kishte braktisur shtëpinë rreth tre ditë më parë.