Lajme

Dëbora mbulon disa fshatra në Korçë, temperaturat e ulëta përfshijnë vendin

Fundjava ka nisur me reshje shiu dhe dëborë në zonat malore të vendit tonë. Disa fshatra në Korçë u zgjuan të mbuluar nga dëbora këtë të shtunë.

Në rrugën Boboshticë – Dardhë, nga kilometri i 7 deri në kilometrin 12 trashësia e borës ka arritur deri në 6 centimetra. Ka nisur puna për pastrimin e rreugëve. Deri më tani nuk janë raportuar probleme për qarkullimin e mjeteve.

Në qarkun e Korçës temperaturat minimale kanë shënuar 2 gradë celcius, ndërsa maksimale deri në 11 gradë.

Në fshatrat e thella malore si Shtyllë, Panarit e Lekas trashësia e borës shkon deri në 20 centimetra.Reshjet e dëborës mbuluan edhe një pjesë të mirë të zonës së Kukësit. Reshje dëbore janë regjistruar edhe në Dibër.