Analisti Ilir Deda ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se vendimi e ka kthyer në binarë ligjshmërie konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve.
Deda tha se tash, sipas tij, mbetet të shihet nëse ka mundësi për bashkim politik në situatën aktuale, të cilën e cilësoi si më të vështirën në 15 vitet e fundit.
Postimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese e ktheu ne binarë ligjshmërie konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve. Gjithashtu, e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor. Tash që gjithçka është e qartë, po presim të shohim a ka çfarëdo mundësie për çfarëdo përbashkimi në këtë situatë – më të vështirën në këto 15 vjetët e fundit.
