Lajme

Deklarata e Kurtit për dialogun/ Analistët zbërthejnë mesazhin: Pengesa kryesore mbetet Serbia!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të konsiderohet i dështuar, pavarësisht sfidave dhe mungesës së progresit të dukshëm në zbatimin e marrëveshjeve. 

Sipas tij, gjatë viteve të dialogut janë arritur një sërë dakordimesh që dëshmojnë se procesi ka prodhuar rezultate konkrete.

Kurti ka theksuar se problemi kryesor nuk qëndron te mungesa e marrëveshjeve apo te vetë dialogu, por te mosrespektimi dhe moszbatimi i obligimeve të marra nga Serbia. Ai ka argumentuar se shumë prej marrëveshjeve të arritura në Bruksel kanë mbetur vetëm në letër për shkak të mungesës së vullnetit politik nga ana e Beogradit për t’i zbatuar ato në praktikë.

Deklaratat e tij vijnë në një periudhë kur procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve vazhdon të mbetet një nga çështjet më të rëndësishme në agjendën rajonale dhe evropiane.

Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut, ka kërkuar vazhdimisht nga të dyja palët që të zbatojnë detyrimet e marra, duke e konsideruar këtë hap thelbësor për avancimin e procesit dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Në këtë kontekst, Kurti ka ritheksuar qëndrimin e Kosovës se zbatimi i marrëveshjeve duhet të jetë prioritet për të gjitha palët e përfshira. 

Ai ka vlerësuar se vetëm përmes respektimit të zotimeve të marra mund të krijohen kushtet për një dialog më efektiv dhe për arritjen e një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Qarri: Moszbatimi i marrëveshje nga Serbia e ka sjellur dialogun në këtë pikë

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Analisti vlerësoi se, dialogu nuk ka dështuar për shkak të mungesës së marrëveshjeve, por për shkak të moszbatimit të tyre nga Serbia.

Ai theksoi se, propozimet e Albin Kurtit për paqe, njohje reciproke dhe zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve janë refuzuar nga Beogradi.

Faktikisht dështimin e dialogut, nëse vërtetë ka ndodhur dështimi i tij, atë e ka zyrtarizuar vet Serbia, me letrën e ish kryeministres Ana Bërnabiç dërguar BE-së, në Bruksel, qysh më 16 dhjetor të vitit 2023, ndryshe siç ka deklaruar kryeministri në detyrë i Kosovës, z.Albin Kurti, dialogu me Serbinë nuk ka dështuar dhe se gjatë procesit është arritur marrëveshja e dakorduar në Bruksel, si dhe aneksi i saj në Ohër, por problemi kryesor, mbetet refuzimi dhe moszbatimi i saj nga ana e Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit.

Në fakt kryeministri Albin Kurti, qysh para 4 vitesh, vetëm një ditë pas Samitit të NATO-s, të mbajtur më 24 mars të vitit 2022 në Bruksel, pati dalë me “Propozimin e njohur që edhe Kosova e Serbia të nënshkruanin një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën dhe menjëherë pas njohjes së ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dy shtetet fqinje, të vendosin reciprocitet bilateral, për çështjen e pakicave kombëtare, duke krijuar Këshilla Nacionale të anasjelltë, për pakicën serbe në Kosovë dhe për shqiptarët nën Serbi.

Po ashtu kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti njëkohësisht me dy kërkesat paraprake, që atëherë kërkoi të sqarohej urgjentisht edhe çështja e të pagjeturve, por si kjo edhe dy kërkesat e lartcekura, ani pse plotësisht të drejta dhe tërësisht të arsyeshme, u refuzuan nga Serbia fashiste të cilës jo vetëm atëbotë që nuk iu kundërvu me asnjë veprim BE, por duke mos hasur asnjëherë, në vendosmëri e reagim të fort të BE-së dhe faktorit ndërkombëtar, krimineli Vuçiq vazhdon ti mbaj peng edhe për së vdekuri mbi 6300 trupa të shqiptarëve të vrarë e të kidnapuar qysh më 1998-1999, dy vitet e njohura të luftës në Kosovë”, u shpreh ai.

Qarri duke vazhduar bisedën, argumentoi se Kosova ka pranuar marrëveshjet e dialogut dhe ka shprehur gatishmëri për zbatimin e tyre, ndërsa Serbia ka refuzuar t’i nënshkruajë dhe zbatojë ato.

Ai shtoi se sulmi i 24 shtatorit 2023 në Banjskë është dëshmi shtesë e qasjes së Serbisë ndaj procesit të normalizimit.

“Për aq më tepër kryeministri Albin Kurti është dakorduar me Marrëveshjet Bazë të Brukselit dhe ka pranuar edhe aneksin e Ohrit, bazuar në propozimet evropiane si platformë për ecjen përpara në dialog, si dhe është shprehur i gatshëm edhe për nënshkrimin e marrëveshjes dhe aneksit të saj, por ishte atëherë e qëndrim të njëjtë vazhdon të mbajë edhe sot, Serbia fashiste dhe presidenti kriminel serb Aleksandër Vuçiq që më 16 dhjetor të vitit 2023 me letër zyrtare të kryeministres së Qeverisë së Serbisë Ana Bernabiq dërguar BE-së në Bruksel kanë njoftuar publikisht Bashkimin Evropian se nuk e pranojnë marrëveshjen e Brukselit dhe refuzojnë edhe zbatimin e pikave të aneksit të saj, lidhur me shtetin e pavarur të Kosovës.

Përveç kësaj Kryeministri i Republikës së Kosovës, në të gjitha takimet me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian ka parashtruar në vijimësi, argumentet e mirëfaktuara, se pala serbe, nën udhëheqjen e Aleksandër Vuçiqit, përveçse nuk ka pranuar të vendosë nënshkrimin zyrtar në dokumentin e marrëveshjes, ai në vijimësi ka refuzuar edhe zbatimin e pikave të marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel.

Madje sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, me 24 shtator të vitit 2023, ndodhi edhe agresioni i armatosur territorial kundër Republikës së Kosovës, i cili nga ndërkombëtarët u klasifikua si sulm terrorist, i udhëhequr nga kryeterroristi serb Milan Radojçiq, me ç`rast u vra në detyrë edhe rreshteri i policisë së shtetit tonë, tani hero i Kosovës, Afrim Bunjaku”, shpjegoi analisti.

Ndër të tjera, ai nënvizoi se bllokimi i dialogut vjen si pasojë e refuzimit të Serbisë për të zbatuar marrëveshjet e arritura, ndërsa sipas tij, pengesa kryesore për normalizimin e marrëdhënieve mbetet moszbatimi i tyre nga Beogradi.

“Refuzimet e manovrimet politike të Serbisë dhe të Aleksandër Vuçiqit, për moszbatimin e propozimeve evropiane për njohje de-fakto të Kosovës, kanë bërë që edhe dialogu të bllokohet disa herë, kështu që kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti gjatë takimeve të ndërmjetësuara në Bruksel, së fundi është detyruar që për qartësimin e gjendjes, të vendosë edhe kushte praktike, për formalizimin e marrëveshjeve me nënshkrim nga BE dhe të dy palët dialoguese, si dhe dorëzimin e grupeve paramilitare terroriste serbe me në krye kryeterroristin Millan Radojçiq tek autoritetet ligjore të shtetit të Kosovës, por që pala serbe, ashtu si refuzon marrëveshjet e dakorduara nga vet presidenti i saj Aleksandër Vuçiq, ka refuzuar edhe dorëzimin e terroristëve serb, pjesëmarrës në sulmin e armatosur territorial, te organet shtetërore të Republikës së Kosovës, për vënien e tyre para drejtësisë. 

Megjithatë siç shprehet kryeministri Albin Kurti, dialogu nuk ka dështuar dhe në procesin e bisedimeve, gjatë këtyre viteve janë arritur edhe marrëveshje, por pengesa kryesore e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë qëndron tek moszbatimi i këtyre marrëveshjeve e refuzimi i tyre në praktikë nga ana e Serbisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq”, foli Qarri për “Bota sot”.

Mehmeti: Dialogu me Serbinë është i ngrirë, për çka nuk do mund të thoshim se as ka dështuar e as ka përparuar

Image
Gani Mehmeti

Ndërsa, opinonisti Gani Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka thënë që dialogu mbetet i bllokuar për shkak të kushteve dhe qëndrimeve të kundërta të Kosovës dhe Serbisë, duke e bërë të vështirë rifillimin e tij në të ardhmen e afërt.

Ai kritikoi edhe ish-ndërmjetësuesit evropianë, duke pretenduar se kanë favorizuar Serbinë gjatë procesit të dialogut.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ka kohë që është ndërprerë me fajin e Serbisë, por edhe me mosformimin e institucioneve në Kosovë, për çka janë në përpjekje e sipër nga Brukseli për rifillimin e tij.

Dialogu duhet të fillojë, por në këto kushte të vëna edhe nga Serbia edhe nga Kosova, nuk pritet të nisë së shpejti. Nga Serbia, dihet nga letra e Bërnabiqit se nuk pranojnë pikat ku ceket për Njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe moslobimit të saj kundër njohjes së Kosovës nga shtetet e tjera dhe nga organizatatt ndërkombëtare, deri edhe në OKB.

Nga Kosova, nga vet kryeminsrtri Albin Kurti, kushti kryesor është vënë me dorëzimin e Radojçiqit për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku u vra oficeri Afrim Bunjkau dhe u plagos një polic tjetër i Kosovës. E them se ky është kushti më i vështirë për t’u plotësuar, sepse Vuçiqi nuk e dorëzon kurrë Radojçiqin, nga se, me dorëzimin e rtij, bie edhe vetë Vuçiqi, i cili, me sa është parë, këta të dy kanë qenë në bashkëpunim për këtë sulm terrorist ndaj Kosovës. Kjo u pa me pritjen madhështore të Radojçiqit nga Vuçiqi pas sulmit terrorist, i cili e dhe e shpërbleu e u solidarizua me të. 

Kjo ka ardhur deri këtu kështu, pikërisht pse ndërmjetësuesit e mëparshëm për bisedime mes Kosovës e Serbisë, Borell dhe Lajçak ishin argat të Serbisë, dhe ata anonin aq shumë nga Serbia, sa linin të kuptohej se ata ishin zëdhënësit e Vuçiqit, e, jo ndërmjetësues. Disi, ishte e papritur nga Escobari pse ishte në përkrahje të tyre me ta dhe nuk reagonte asnjëherë për padrejtësinë që ia bënin këta të dy Kosovës në bisedime”, foli opinonisti.

Në fund, Mehmeti shtoi se qasja e Bashkimit Evropian dhe përzgjedhja e ndërmjetësuesve kanë ndikuar negativisht në procesin e dialogut, duke penguar arritjen e rezultateve konkrete.

Sipas tij, normalizimi i vërtetë i marrëdhënieve mund të arrihet vetëm përmes njohjes reciproke, ndërsa pretendon se Serbia ka pasur interes territorial dhe jo vetëm për komunitetin serb në Kosovë.

Toleranca e BE ndaj Serbisë ka qenë aq e madhe qysh me emërimin e ndërmjetësuesëve nga dy shtetet që nuk e njojhin Pavarësinë e Kosovës. Sikur qëllimisht i kishin bërë këto dy emërime. Ata kanë mundur ta emërojnë njërin nga cili do shtet që e njeh Pavarësinë e Kosovës, por, me gjasë, që ata të mos futen në mosmarrëveshje – i emruan të dy nga dy shtete që nuk e njihnin e nuk e njojhin ende as sot pavarësinë e Kosovës. 

Ky ka psur ndikim shumë negativ në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, sa koha shkoi pa asnjë përparim dhe pa asnjë rezultat sa i përkert dialogut. Ndërsa sa u përket disa vendimeve të mëhershme, diçka qe arritur. Kjo është parë me pranimin e dokumentneve të Republikës së Kosovës nga Serbia, pastaj tjerat ishin imponime të kryeminsitrit Kurti, i cili ndaloi votimet e Serbisë brenda Kosovës, referendumin, largimin e dinarit serb nga Kosova e ndonjë tjetër. 

Mirëpo, dialogu i mirëfilltë do të kuptohet tek me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, apo siç po quhet me një fjalë tjetër, normnalizimi i marrëdhënieve mes Kosvës e Serbisë. E, ky normalizim, nuk do të vinte pa njohjen e të dyja shteteve njëra-tjetrën. 

Kjo po kërkohet, sepse, me normalizimin e marrëdhënieve të të dy shteteve, mbetet të kuptohet se ato më nuk do ta shikoheshin me syrin armiqësor mes tyre. Dhe, deri këtu, kërkohet të vijë në mënyrë paqësore, duke e kuptuar realitetin  e ri, për çka Serbia ende nuk po mund të pajtohet. Dhe për fund, Serbia kishte për synim të mirrte veriun e Kosovës, për çka sot nuk besohet se do të ndodhi një gjë e tillë, me largimin e strukturave kriminale e të njësive pralele serbe nga Kosova. Serbisë nuk i interson pakica serbe në Kosovë, por territori”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

Të Ngjashme