Deklaratat në llogarinë e tij në rrjetin social “Tik Tok” duket se i kanë kushtuar shtrenjt reperit dhe të kërkuarit nga Policia shqiptare, Kleviol Ahmeti. I njohur dhe me emrin e artit Cllevio Serbiano, ai ka deklaruar javën që lamë pas se këngëtarja Xhensila Myrtezaj ishte në lidhje me një bos të kokainës.
Sipas tij, kjo ishte arsyeja përse Xhensila ishte ndarë nga partneri Bes Kallaku. Deklarata nxiti reagimin e menjëhershëm të këngëtares, e cila hodhi poshtë çdo aludim dhe tha se do ta ndiqte në rrugë juridike.
“Sapo më nisën një video që një monstër Tik-Toku me fantazinë më të shthurrur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk i njoh, e as emrin s’ja u kam dëgjuar kurrë. Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurrur intriga dhe gënjeshtrat e tua”, shkroi Xhensila.
Më tej, reperi përmendi dhe shqiptarin e kërkuar ndërkombëtarisht nga disa shteti për trafik të kokainës.
Bëhet fjalë për shtetasin Eldi Dizdari, i cili kërkohet nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane për disa ngarkesa me drogë, dhe së fundmi ka dalë dhe nga dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, si porositës i disa ngjarjeve kriminale. Ushtari i tij, Henrik Hoxhaj ka thënë se Dizdari ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Basha, pronar i shkollës “Wilson”.
“Ky karteli i madh ia ka marrë gruan shokut të ngushtë dhe nuk i flet më sot e kësaj dite, ky bosi. Dhe sot ka ndarë Xhensilën nga Bes Kallaku. Ky bosi e ka blerë Xhensilën me lek. Kuptoni apo s’kuptoni?”, është shprehur reperi Kleviol Ahmeti, ose Cllevio siç njihet gjerësisht.
Mirëpo, këto deklarata duket se i kanë kushtruar shumë reperit. Prej disa orësh ai është “zhdukur” nga rrjetet sociale, si Instagram dhe Tik Tok, ku ishte shumë aktiv në çdo moment të ditës me dalje të drejtpërdrejta. Dyshimet janë se Cllevio është arrestuar në Dubai.
Këto dyshime i ka përforcuar më tepër dhe reperi tjetër shqiptar në konlfikt me të, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Gjatë një deklarate drejtpërdrejt në llogarinë e tij, Arkimed Lushaj është shprehur se Cllevio është arrestuar dhe dërguar në burg, duke ju kërkuar ndjekësve të reperit që t’i dërgojnë cigare në qeli.
@sttt.99♬ original sound – Pogradeci47
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
bal
NewsBomb