Lajme

Deklarta e avokatit: Fajtori qëndronte në shtëpi, dikush tjetër kryente dënimin

Avokati Sokol Nako teksa ka qenë duke folur për ekstradimin e Behar Bajrit nga Franca, ka bërë një dekaratë të fortë.

Ai është shprehur se ka evidentuar raste, ku të persona kryenin dënimin për llogari të një pesoni tjetër.

Pjesë nga biseda në “Opinion”

Sokol Nako: Unë kam gjetur dhe raste që ishin njerëz tjerë të cilët kryenin dënimin…

Blendi Fevziu: Si si?! Kishte hyrë njëri në burg për llogari të tjetrit?

Sokol Nako pohon me kokë.

Blendi Fevziu: Po si hynte, me rrogë rrinte ai në burg?!

Sokol Nako: Besoj po.

Blendi Fevziu: Si ka mundësi?! Kishte dalë i burgosuri jashtë dhe në vend të tij e bënte një bedel brenda burgun?

Sokol Nako: Burgu është një botë shumë interesante.

Blendi Fevziu: Nuk ka mundësi! E vërtetë? Domethënë i burgosuri kishte dalë dhe kishte hyrë një tjetër.