Lajme

Dekonspironte aksionet e policisë te grupi kriminal i Visit të Pojës, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg

Dekonspironte aksionet e policisë te grupi kriminal i Visit të Pojës, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg ish-oficerin e Antiterrorit Igli Haxhiaj
Gjykata e Posaçme (GJKKO) këtë të enjte (dje), ka dënuar me 4 vite burg, ish-oficerin e antiterrorit në Policinë e Shtetit, Igli Haxhiaj, i cili u akuzua nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për shitja e sekreteve hetimore te një organizatë kriminale e trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali. Haxhiaj, i cili u arrestua në fund të nëntorit të vitit të shkuar, për dekonspirimin e aksioneve të policisë, u dënua me për tre vepra penale: “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

NEWS  U nda nga jeta pas një aksidenti në Zvërnec, kush ishte gazetari Enrik Mehmeti. Nga përkthyes në kampin “Alba” te raportimi për mbi 20 vite nga qyteti i VlorësNë përfundim GJKKO vendosi që Haxhiaj të dënohej në total me 4 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi do t’i zbresë në me 2 vjet e 8 muaj burgim. Igli Haxhiaj, ish-oficeri i Antiterrorit ra në prangat e drejtësisë shqiptare pas operacionit të ndërmarrë Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me palën italiane në 27 nëntor të vitit të kaluar, ku u bë e mundur çmontimin e klaneve shqiptare. Haxhiaj, i cili gjatë kohës kur ka qenë te “Operacionalja” dyshohet se ka favorizuar këto grupe të cilat merreshin me transportin e lëndës narkotike nga Shqipëria në Itali.

NEWS  Persona të skeduar/ Kush janë dy emrat që mund të kenë ndihmuar në planin për arratisjen e Altin Ndocit?Grupi kriminal kishte shtrirë aktivitetin e tyre në Rovato dhe Palazzolo, aty ku dhe kishin ngritur bazat. Ky rrjet kriminal ishte i kontrolluar nga klanet shqiptare, të cilat menaxhonin importimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në territorin italian. Gjatë operacionit është sekuestruar dhe një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se janë falë punëve të “pista”.

Mësohet se kokaina vinte nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria. Ky grup kriminal kishte ngritur një skemë të mirëfilltë për transportin e lëndës narkotike. Në këtë operacion morën pjesë mbi 150 oficerë financiarë nga Komanda Provinciale e Brescias dhe SCICO, me mbështetjen e Europolit, Eurojust dhe forcave të huaja policore, po zbatojnë 24 masa paraprake dhe po sekuestrojnë afërsisht 3 milionë euro.

NEWS  Dosja Balluku, KLP merr hapin e papritur për Dumanin dhe prokurorin e çështjesTë dyshuarit akuzohen se janë pjesë e një organizate kriminale të specializuar në trafikun ndërkombëtar të drogës. Hetimi, i koordinuar nga Zyra e Prokurorit Anti-Mafia të Distriktit të Brescias, është rezultat i pesë viteve punë hetimore, nga viti 2020 deri në vitin 2025, të kryera në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe zvicerane.

Të Ngjashme