Është publikuar foto e një prej autorëve që do të kryenin masakrën në koncertin e Taylor Swift në Vienë.
Ai është një 19-vjeçar austriak por nga Maqedonia e Veriut (me origjinë shqiptare) i identifikuar si Beran A., kanë thënë autoritetet, teksa atij i janë gjetur materiale që tregojnë se ishte radikalizuar nga ISIS.
Autoritetet thanë se 19-vjeçari kishte planifikuar të vriste sa më shumë persona me thikat, me të cilat shfaqet edhe në foto, por do të përdorte edhe bomba, të cilat i kishte përgatitur vetë.
Së bashku me të, është arrestuar edhe një 17-vjeçar austriak me rrënjë kroate dhe turke, sipas autoriteteve vendase, edhe ai i radikalizuar nga ISIS dhe Al Qaeda. Ky i fundit ishte ndarë nga e dashura vetëm pak kohë më parë.
Swift do të performonte në tre shfaqje të shitura në stadiumin Ernst Happel në Vjenë duke filluar nga sot, para një turme prej 170,000 vetësh. Stadiumi tani është bosh pasi shfaqjet janë anuluar, por Policia Metropolitane e Londrës thotë se një seri koncertesh të Sëift të planifikuar për javën e ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar do të vijojë normalisht.