ShowBizzz

Del raporti: Për herë të parë, numri i nxënësve për mësues në shkollat publike më i ulët se në ato private!

Për herë të parë në këtë vit akademik, numri i nxënësve për mësues në shkollat publike rezulton më i ulët se në shkollat private. Te dhënat e INSTAT tregojne në vitin akademik aktual 2023-2024 në ciklin fillor, një mësues në shkollat publike kishte mesatarisht 15.1 nxënës, ndërsa në sektorin privat, 15.2 nxënës.Nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të një mësues në shkollat shtetërore kishte afërsisht 7.9 nxënës, ndërsa në sektorin privat, 8 nxënës.Përsa i përket arsimit të mesëm, një mësues në shkollat publike ka mesatarisht 11.6 nxënës, ndërsa në privat, 9.1 nxënës.

Sakaq, në vitin 2015 një mësues në ciklin 9-vjeçar jepte mësim për mesatarisht 18.3 nxënës, ndërsa në vitin shkollor 2023-2024, një mësues ka mesatarisht 15.1 nxënës. Pakësimi i nxënësve për mësues do të duhej të përkthehej në arritje më të mira për mësimet, por kjo nuk ka ndodhur. Prej vitesh zgjedhja që prindërit bënin për fëmijët e tyre ishte arsimi në istitucionet private për shkak se klasat në sektorin publik kanë qenë të mbingarkuara. E ndërsa tani po ndodh e kundërta.

Analizat për arritjet mësimore të nxënësve që studionin në sektorin privat, kanë fajësuar numrin e lartë të nxënësve nëpër klasa si shkak për rezultatet e dobëta që ata kishin. Por teksa duhet te ndodhte e kunderton, rezulton se ulja e nxënësve në klasa dhe e cilësia e arritjeve mësimore po shkojnë në raport të zhdrejtë.



bal