Lajme

Del VIDEO/ Iu morën 30 milionë lekë dhe disa telefona, momenti kur familjarët ndjekin autorët në Elbasan

Vizion Plus ka siguruar videon kur familja Zenellari ka ndjekur disa persona që dyshohet se iu grabitën rreth 3 milionë lekë të vjetra dhe katër telefona celularë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maji” të Elbasanit, në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Kryefamiljari Lorenc Zenellari rrëfeu se grabitja zgjati rreth 15-20 minuta dhe se autorët e pyetën vazhdimisht për paratë.

Zenellari nënvizon se gjatë ngjarjes të maskuarit kanë kërcënuar familjarët dhe kanë goditur me armë nipin e të zotit të shtëpisë./vizionplus.tv

Të Ngjashme