
Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Demi Lovato, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e saj me këngëtarin Jordan Lutes.
Çifti u martua në një ceremoni intime, por plot emocione, të mbajtur në pronën piktoreske Belosguardo në Santa Barbara, Kaliforni.
Në dasmë morën pjesë 135 të ftuar, përfshirë familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit. Lovato
“Kur e pamë këtë vend, të dy e ndjemë menjëherë se këtu donim të martoheshim. Nga bari i valëzuar te pamjet mahnitëse të oqeanit, gjithçka ishte e qetë dhe e përkryer”, është shprehur për revistën “Vogue” Lovato.
Demi dhe Jordan u njohën në vitin 2022, ndërsa propozimi romantik ndodhi në dhjetor të vitit 2023.
Përpara se t’i kërkonte dorën, Lutes mësoi të luante kitarë për të interpretuar një këngë që kishte shkruar posaçërisht për Demi-n.
Në një postim emocionues në Instagram, artistja ndau ndjesitë e saj për ditën e veçantë:
E diela ishte dita më e mirë e jetës sime. U martova me burrin e ëndrrave të mia, mikun dhe shpirtin tim binjak, në një ditë të mrekullueshme të rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve.
Lovato zbuloi gjithashtu se performancat e veçanta nga John Rzeznik dhe Paris Hilton ishin ndër momentet që e lanë pa fjalë.
“Pjesa më e bukur e ditës? Të dija që do ta kaloja pjesën tjetër të jetës sime me ty, Jordan. Të dua më shumë sesa mund të përshkruajnë fjalët”, ka thënë ajo.
Çifti i ri duket se ka nisur një kapitull të ri të mbushur me dashuri, art dhe premtime për përjetësi.