ShowBizzz

Demi Moore ndan emocionet nga dasma e së bijës: “Një gëzim që do ta ruaj përjetë

Aktorja e njohur Demi Moore ka zbuluar për publikun disa çaste magjike nga dasma e vajzës së saj të vogël, Tallulah Willis, duke shprehur hapur lumturinë për këtë etapë të re në rrugëtimin e saj.

Të lidhura

None found

E bija e Demi Moore dhe Bruce Willis kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, muzikantin Justin Ashe, në një ceremoni intime të mbajtur në Sun Valley të Idahos, të shtunën e 8 gushtit, pas një romanca trevjeçare.

Pranë së bijës në çdo hap të ceremonisë, Moore ndau në profilin e saj në Instagram të dielën e 16 gushtit një koleksion fotografish nga dita e madhe. Imazhet përfshijnë aktoren duke përqafuar nusen përpara dorëzimit te dhëndri, si dhe pamje të tjera nga atmosfera festive e pritjes.

Së bashku me këto çaste të kapura në foto, ajo i kushtoi së bijës fjalë që vijnë nga shpirti, duke e përshkruar martesën si një ëndërr e bërë realitet. “Ka ngjarje në jetë që të duken tepër të bukura për të qenë të vërteta, dhe të shihja Tallulah-n time si nuse, e mbështjellë nga një dashuri e pafund, ishte padyshim një prej tyre”, rrëfeu ylli i kinemasë.

Ajo vijoi duke thënë se shpirti i saj ishte “i tejmbushur me kujtime dhe një mirënjohje të thellë” teksa dëshmonte vajzën e saj që niste kështu një kapitull krejtësisht të ri. “Tallulah, teksa të sodisja kaq shkëlqyese dhe kaq thellësisht të dashuruar, provova një emocion që do të mbetet i skalitur në zemrën time përgjithmonë”, shtoi më tej aktorja.

Në mbyllje të dedikimit të saj, Moore i uroi dyshes së re një jetë plot udhëtime, të qeshura dhe një dashuri të aftë të forcohet dita-ditës.

Pak ditë përpara kurorëzimit, Demi Moore kishte hedhur dritë mbi përgatitjet, duke postuar foto nga prova e fustanit të nusërisë së Tallulah. Sipas saj, realizimi i atij veshjeje zgjati plot 712 orë punë.

“Një vështrim i shkurtër nga prova e fustanit të nusërisë së zemrës sime, Tallulah. Çdo çast i butë që i parapriu kësaj dite të mrekullueshme mbetet i gdhendur thellë në kujtesën time”, kishte shprehur ajo më herët. Moore nuk harroi të falënderonte edhe stilistin Pierpaolo Piccioli, duart e të cilit sollën në jetë këtë krijim unik. “Mirënjohje për Pier Paolo Piccioli që projektoi një fustan kaq domethënës dhe i ktheu në realitet ëndrrat e vajzës sime të shtrenjtë”, kishte shkruar ajo.

Dasma e Tallulah Willis dhe Justin Ashe u zhvillua në një ceremoni private, larg vëmendjes mediatike, dhe imazhet e publikuara nga Demi Moore i lejuan fansat të përjetonin një pjesë të vogël të ngrohtësisë dhe emocioneve të familjes gjatë kësaj dite të paharrueshme.

Të Ngjashme