Lajme

Punëtorët e KEK-ut caktojnë protestë, pakënaqësi me paga

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë më 12 nëntor 2026, në shenjë pakënaqësie me pagat.

Protesta është paralajmëruar nga Sindikata e Re e KEK-ut, ndërsa do të mbahet nga ora 11:00, para zyrave të menaxhmentit të KEK-ut, në Toskanë, në Prishtinë

Sindikata e Re e KEK-ut njoftoi se punëtorët kanë dy kërkesa kryesore: ngritjen dhe nivelizimin e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut dhe realizimin e pagës së 13-të për të gjithë punëtorët e korporatës.

Të Ngjashme