Aktorja u pa duke shijuar një drekë me anëtarin e grupit Jonas Brothers ndërsa ishte në Hotel du Cap në Antibes, Francë, ka thënë një burim për PageSix.
Moore u takua me këngëtarin 34-vjeçar kur ishte në jug të Francës muajin e kaluar, por duke pasur parasysh se ajo është e afërt me vëllain e tij Nick ka të ngjarë që ata janë takuar për herë të parë shumë vite më parë.
“Demi dhe Joe kanë krijuar një miqësi. Ata kanë miq të përbashkët dhe u lidhën”, tha një burim.
Një tjetër burim i brendshëm i tha faqes se ata tashmë janë bërë romantikë, por nuk u shpreh konkretisht.
Por një burim ka thënë për DailyMail.com se ata janë vetëm miq pa flirtim.
Dyshja nuk kanë komentuar ende thashethemet, por mbetet të presim në vijim.
ks