Lajme

Demokratët në SHBA sulmojnë Trumpin për Zvërencin, Shqipëria “mollë sherri” për “luftën” politike amerikane, Soros

Demokratët në SHBA sulmojnë Trumpin për Zvërencin, Shqipëria “mollë sherri” për “luftën” politike amerikane, Soros miliona dollarë për protestat dhe “luftën” kundër republikanëve
Rigels Seliman

Projekti gjigant i dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump dhe vajzës së tij, Ivanka, për investime luksoze në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec, duket se ka ndezur zyrtarisht një “zjarr” të paprecedentë në fushatën zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Demokratët amerikanë kanë nisur një sulm frontal dhe të egër ndaj presidentit Trump, duke e akuzuar atë për shfrytëzim të ndikimit politik përmes bregdetit shqiptar.

Nga ana tjetër, miliarderi George Soros dyshohet se ka hedhur në lojë miliona dollarë për të financuar dhe për të ndihmuar makinerinë e “luftës” së demokrateve kundër republikanëve. Ky investim turistik në Shqipëri tashmë është kthyer në një arenë të mirëfilltë gladiatorësh midis dy kampeve më të fuqishme të Uashingtonit. Mediat ndërkombëtare po e ndjekin me mjaft vëmendje këtë përplasje, ku fatet e bregdetit tonë po diskutohen direkt në zyrtat më të larta të Amerikës. Ndërkohë që debati vetëm po ashpërsohet, pritet që ditët në vijim të sjellin goditje akoma më të forta politike mes palëve.

Ossoff paralajmëron hetime për marrëveshjen e Kushner

Megjithatë në lidhje me këtë situatë, sulmet më të frikshme kanë ardhur nga senatori demokrat nga Georgia, Jon Ossoff, i cili po kërkon rizgjedhjen në Senat, teksa përdori Shqipërinë dhe marrëveshjen mes qeverisë së Edi Ramës dhe kompanisë së Jared Kushner si një nga shembujt kryesorë në sulmin e tij ndaj familjes Trump. Gjatë një aktiviteti elektoral në Savannah të shtetit të Georgia-s, Ossoff tha se “është një ishull i vogël dhe i bukur pranë bregdetit shqiptar që quhet Sazan” dhe akuzoi Jared Kushner se, pasi mori financime saudite, vendosi të ndërtonte aty një resort luksoz.

See also  E RËNDË/ Fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt Vlorës sepse rruga është e prishurSipas senatorit amerikan, “vetëm pak javë pasi Trump fitoi mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri i Shqipërisë i dha kompanisë së Jared Kushner statusin e investitorit strategjik”, duke shtuar se kjo përshpejtoi procedurat dhe lejet për projektin. Ossoff e cilësoi Sazanin si “një thesar kombëtar shqiptar” dhe tha se ujërat e tij ishin të mbrojtura deri sa, sipas tij, ligji u ndryshua për t’i hapur rrugë resortit të Kushner. Në fjalimin e tij, senatori demokrat iu referua edhe protestave që po zhvillohen në Shqipëri, duke deklaruar se “dhjetëra mijëra njerëz” kanë dalë në rrugët e Tiranës në atë që ai e quajti “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje që, sipas tij, u nxit nga kundërshtimi ndaj marrëveshjes për projektin.

Ossoff përmendi gjithashtu edhe hetimet e SPAK-ut, duke iu referuar ngrirjes së një llogarie bankare të lidhur me dy investitorë të projektit, përpara se të ngrinte pyetjen: “A do t’i merrte Jared Kushner këto privilegje për të blerë një ishull nëse nuk do të ishte dhëndri i presidentit?” Më pas ai e lidhi rastin shqiptar me akuzat e tij më të gjera ndaj familjes Trump, duke përmendur investime në Lindjen e Mesme, biznesin e kriptomonedhave dhe projekte të tjera ndërkombëtare, për të argumentuar se familja Trump, sipas tij, po përfiton nga lidhjet politike.

Në fund të fjalimit, Ossoff paralajmëroi se të gjithë personat e përfshirë në këto çështje mund të përballen me hetime nga Kongresi amerikan, duke deklaruar: “Nëse jeni të përfshirë në ndonjë nga këto, vitin tjetër do të ngrini dorën e djathtë dhe do të betoheni se do të thoni të vërtetën përpara Kongresit të Shteteve të Bashkuara.”

See also  Detajet/ Shpërthim në oborrin e banesës së një personi në Memaliaj, autorët djegin makinën pas ngjarjesHyn në lojë Soros

Nga ana tjetër, sikundër e theksuam më sipër, miliarderi dhe manjati i njohur demokrat, George Soros, ka shënuar një rekord të ri historik në financimin e fushatave politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave më të fundit të bëra publike, Soros ka shpenzuar shifrën marramendëse prej 102.8 milionë dollarësh gjatë ciklit të fundit të zgjedhjeve të mesmandatit (midterms). Ky investim kolosal e rendit zyrtarisht atë si donatorin individual më të madh të të gjithë fushatës deri më tani, duke e kthyer sërish në qendër të debateve të ashpra politike mes të majtës dhe të djathtës në SHBA. Përveç peshës financiare, raportet mediatike e cilësojnë George Soros si “arkitektin kryesor” të një zhvendosjeje të madhe ideologjike brenda Partisë Demokrate.

Kritikët dhe analistët politikë theksojnë se fondet e tij kanë shërbyer si shtysë kryesore për të orientuar partinë drejt asaj që konsiderohet si “e majta radikale”, duke mbështetur kandidatë dhe kauza me axhendë të mprehtë progresiste. “George Soros ka shpenzuar plot 102.8 milionë dollarë, duke u konfirmuar si donatori më i madh individual deri më sot dhe arkitekti i zhvendosjes sizmike të Partisë Demokrate drejt të majtës radikale”, shkruhet në raportimet e agjencive ndërkombëtare.

Mirëpo, përfshirja e Soros në zgjedhjet amerikane nuk është një risi, por kjo shifër e fundit ka tejkaluar parashikimet, duke ndezur sërish reagime të forta nga kampi Republikan. Ndërsa mbështetësit e tij e shohin këtë si një kontribut legjitim për mbrojtjen e demokracisë dhe kauzave sociale, kundërshtarët e akuzojnë se po përdor pasurinë e tij të jashtëzakonshme për të blerë ndikim politik dhe për të ndryshuar rrënjësisht peizazhin ideologjik të vendit.

Të Ngjashme