ShowBizzz

Dënohet me burgim Luiz Ejlli, akuzohet për falsifikim kur ishte noter

Është dënuar me një vit burgim këngëtari Luiz Ejlli, pasi falsifikoi dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive.

Sipas prokurorisë së Fierit, Ejllit megjithëse i ishte hequr licenca nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me një tjetër person, kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, mëson A2.

Më pas bashkëpunëtori i Ejllit në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë.