Lajme

Denoncimi për dhunimin e varreve të dy të rinjve në Fier, reagon Policia

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes se varret e dy të rinjve ishin hapur në varrezat e fshatit Grecali në Fier. Lidhur me këtë ngjarje ka ardhur dhe një reagim nga Policia e këtij qyteti të cilët bëjnë me dije se pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se në varreza nuk ka hapje, dëmtime apo dhunim të ndonjë varri.

Sipas asaj që blutë raportojnë mësohet si pasojë e shkaqeve atmosferike dhe gjatë pastrimeve në territorin e varrezave, kishin lëvizur dherat dhe objekte të tjera simbolike (lule).

Lidhur me këtë problematike i është komunikuar shërbimeve përgjegjëse, të cilët do të marrin masa për pastrimin dhe mirëmbajtjen e zonës.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, shtetasi  Asqeri Ristani, tha se varri i vajzës së tij ishte hapur.

TS Poll - Loading poll ...

“Para 10 ditësh më lajmëruan se varri ishte hapur. Erdha në varreza dhe kam parë që dheu kishte lëvizur. Ishte lëvizur gjysma e dheut nga pjesa e kokës. Afër ishte edhe një çarçaf që të mos linin gjurmë me dhe’. Nuk e di kush mund ta ketë bërë këtë, për ta vjedhur apo për diçka tjetër. Nuk e di nëse është brenda vajza apo jo. Ku nuk na shkon mendja” tha ai, teksa më tej pohoi se në të njëjta varreza është hapur edhe varri i një të riu.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier

Në vijim të komunikimeve me gazetarët e emisionit “Fiks Fare” dhe me qytetarët, përsa i përket rastit të transmetuar mbrëmë, në këtë emision, gjatë të cilit u pretendua se ishin dhunuar 2 varre, në varrezat e fshatit Grecalli, ju informojmë se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore (këqyrje e zonës së varreve që pretendohej se ishin dhunuar dhe intervistime të punëtorëve të bashkisë Fier, atyre për pastrimin dhe gjelbërimin, si dhe administratorit të njësisë administrative Qendër) të kryera për verifikimin e këtij pretendimi, veprime këto të dokumentuara me pamje, ka rezultuar se nuk ka hapje, dëmtim apo dhunim të ndonjë varri, por për shkaqe atmosferike dhe gjatë pastrimeve në territorin e varrezave, kishin lëvizur dherat dhe objekte të tjera simbolike (lule).

Për këtë problematikë është komunikuar me shërbimet përgjegjëse, të cilat do të marrin masa për pastrimin dhe mirëmbajtjen e zonës.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon median dhe qytetarët për denoncimin e indicieve që ata kanë për paligjshmëri të ndryshme, si dhe i fton ata që të vijojnë ta bëjnë këtë, në çdo njësi policore në qark ose në numrin pa pagesë 112.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo