Lajme

Deputetët debate në Kuvend, Lëvizja Bashkë proteston jashtë Parlamentit për minimumin jetik

E teksa deputetët janë duke debatuar gjatë seancës planare, anëtarët e Lëvizjes Bashkë janë duke protestuar jashtë ambienteve të Kuvendit.

Pasditen e sotme dhjetëra anëtarë të kësaj lëvizje janë mbledhur jashtë ambienteve të Kuvendit ku dhe janë duke protestuar për minimunnim jetik.

Lëvizja Bashkë e konsideron minimumin jetik “një çështje me rëndësi kritike për shoqërinë shqiptare”, kauzë kjo e ngritur edhe më herët nga ana e tyre. Ata njëzëri kanë kërkuar një minimum jetik me vlerën mbi 20 mijë lekë të vjetra.