Lajme

Deputetët e PDK-së bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, u bashkohen drejtorë, asamblistë dhe aktivistë të Prishtinës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) sërish sot janë mbledhur para hyrjes së Qeverisë, mirëpo, kësaj radhe i janë bashkuar edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Prishtinës.

Ata kanë marrë pjesë së bashku me deputetët e PDK-së në protestën para Qeverisë së Kosovës, e cila po mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë që seanca konstituive të vazhdojë dhe Kuvendi të konstituohet, duke e cilësuar bllokimin e procesit si pengesë për funksionalizimin e institucioneve të reja të Kosovës.

 

Të Ngjashme