Lajme

Deputetët e PDK-së sërish mblidhen para Qeverisë

Deputetë të Partisë Demokratike janë mbledhur sot në mëngjes para hyrjes në ndërtesën e Qeverisë.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, ata thanë se janë mbledhur për t’i thënë diçka Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Edhe sot jemi para Qeverisë për t’i thënë Albin Kurtit dy gjëra. E para: në këtë ndërtesë je uzurpator. E dyta: eja në Kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve”, thanë  ata.

Tutje, ata bënë të ditur se do të vazhdojnë deri në kthimin e rendit kushtetues.

 

 

Të Ngjashme