Lajme

Deputetët i futen nga dritaret, Berisha i pret me gishtat lart: Jemi tmerri për Ramën

Deputetët demokratë të vendosur kanë arritur që të futen në ambientet e Kryesisë së Kuvendit për të vijuar mbledhjen e tyre. Pavarësisht se dera e Kryesisë u mbyll për ta, opozitarët u futën në sallë nga dritaret aty ku dhe i priste me dy gishtat lart ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një deklaratë për mediat nga dritarja e sallës së Kryesisë së Kuvendit, Berisha tha se mos lejimi i deputetëve nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla me urdhër të kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar mbledhjen e programuar është e turpshme dhe antiligjore. I vendosur Berisha tha se janë aty për të vazhduar betejën e tyre dhe sipas tij deputetët demokratë janë kthyer në “tmerr” për kryeminsitrin Rama.

“Të urdhërojë Lindën e tij me aktet më të turpshme më anti ligjore. Deputetët nuk mund të pëjashtohen përveçse nga mbledhja e grupit nga grupi i tyre. Kjo sallë këtu është salla e mbledhjeve të grupit parlamentar të PD. Edi Rama ka frikë ka tmerr nga mblrdhja e grupit parlamentar të PD. Shikoni deri ku arrin. Në çfarë shkalle arrin kjo verbëri. Sipas tij ata që i përjashton ai nga aktiviteti parlamentar nuk mund të marrin pjesë në mbledhjen e gupit të tyre parlamentar.

As Putini nuk mund të japë dhe nuk ka dhënë ndonjëherë një urdhër të tillë. Ky është morali i Edi Ramës.  Ja ku jemi këtu ne jemi të mbldhur këtu dhe ne vazhdojmë betejën tonë.  Ne po mbrojmë Kushtetutën nga një bandë kriminale e kryesuar nga Edi Rama i cil i tmerruar nga grupi parlamentar i PD jep urdhëra të tilla që si ka dhënë kush kurrë. Ne kemi mbledhjen e grupit parlamentar. Histori më të turpshme se kjo nuk ka. Por e garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi. Është vetëm fillimi dhe deptuëtët dhe populli opozitar nuk tërhiqen”, tha Berisha.