Lajme

Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

Zëvendëskryetari i partisë kroate, njëherit deputeti kroat i Dom i Nacionalno Okupljanje (DOMiNO), Igor Peternel, ka deklaruar se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, duke kritikuar njëkohësisht skenën politike në Serbi.

“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur!”, ka theksuar Peternel, duke iu drejtuar politikanëve serbë.

Ai kritikoi ashpër situatën politike në Serbi, duke thënë: “Në Serbi keni çetnikizëm përballë një çetnikizmi edhe më të madh, të gjithë janë njësoj atje!”

Peternel theksoi se Kroacia duhet të mbajë një qëndrim të vendosur ndaj Serbisë dhe t’u përgjigjet qartë provokimeve të saj.

Të Ngjashme