Lajme

Deputeti Rraja dorëzon mandatin në Kuvend

Rrahman Rrahja ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend dorëheqjen nga mandati i deputetit. Në bazë të verifikimit në listën e PS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mandatin e lënë nga Rrahman Rrahja i takon ta marrë Arkend Balla.

Rraja bëri të ditur ditën e shtunë (8 korrik) se do hiqte dorë nga mandati, pasi ndihej i turpëruar nga pamjet e publikuara e madje i bëri thirrje djalit të tij të dorëzohet në polici.