Aktori i serialit televiziv “General Hospital” Johnny Wactor u qëllua për vdekje gjatë një grabitje në Los Anxhelos. Sipas policisë, 37-vjeçari kishte kapur në befasi tre persona teksa po tentonin t’i vidhnin katalizatorin e makinës dhe në momentin që ka ndërhyrë njëri prej hajdutëve ka hapur zjarr drejt tij. Ekipet e shpëtimit e transportuan Wactor sa më shpejt që të ishte e mundur në spital, por mjekët nuk mundën të bënin asgjë për të.
“E gjithë familja e Spitalit të Përgjithshëm është zemërthyer nga lajmi i largimit të parakohshëm nga jeta të Johnny Wactor. Ai ishte vërtet i jashtëzakonshëm, ishte kënaqësi të punoje cdo ditë me të. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të dashurit e tij në këtë moment të vështirë”, shkruhet në profilin e serialit amerikan në platformën X.
Në “Spitalin e Përgjithshëm” Wactor kishte interpretuar personazhin e Brando Corbin. Në karrierën e tij ai ka luajtur edhe në serialet “Siberia” dhe “Gratë e ushtrisë”, si dhe në filmat “USS Indianapolis: Burrat e guximit” dhe “Supercell”.
bal