Lajme

Dëshmia tronditëse e djalit të Pëllumb Metës: Babi po flinte kur e qëllova me 4 plumba! E mbështollëm dhe e groposëm në kasolle

Hysen Meta, djali 25 vjeçar i familjes Meta nga Shënavlashi i Durrësit, ka treguar në polici të gjithë ngjarjen. AI ka thënë se planin për të vrarë të atin, Pëllumb Metën, e ka bërë bashkë me motrën dhe më datë 10 shkurt e ka qëlluar për vdekje me 4 plumba.

Sipas deklarimeve të tij, babai ishte bërë i padurueshëm në shtëpi sepse për gjithçka duhet të vendose ai.

Hysen Meta ka treguar madje, se babai 50 vjeçar donte ta martonte motrën me një emigrant që ata nuk e njihnin. Ditën e Pëllumb Meta është vrarë, sapo ishte kthyer nga puna dhe ishte duke pushuar në divan, kur i bii 25 vjeçar i ka thënë të zgjohej dhe e ka vrarë me 4 plumba.

Larjmeri i vdekjes se 49-vjeçarit/ Ne foto Pellumb Meta
Larjmeri i vdekjes se 49-vjeçarit/ Ne foto Pellumb Meta

“Planin për vrasjen e babait e bëmë së bashku me motrën sepse ai ishte bërë i padurueshëm në familje. Për gjithçka në familje duhej të vendoste ai dhe të bëhej si thoshte ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj.

Në këto kushte vendosëm ta vrisnim e të zhduknim gjurmët. Vendosëm ta vrisnim me pistoletën e tij. Kështu që në mëngjes bëmë planin për ta vrarë.

Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë.

Më pas u morëm me zhdukjen e gjurmëve. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm.

Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij. E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im. Pastaj me datën 13 unë u paraqita në polici dhe denoncova largimin e babait nga shtëpia”, ka treguar djali, Hysen Meta. 

Kasollja ku femijet groposen babain ne Durres
Kasollja ku femijet groposen babain ne Durres

Pëllumb Meta është vrarë më datë 10 shkurt dhe tre ditë më pas, më 13 shkurt djali që e vrau, Hysen Meta ka shkuar në Policinë e Durrësit dhe ka bërë kallëzim se 50 vjeçari ishte zhdukur pa gjurmë.

Menjëherë, strukturat e hetimit janë vënë në lëvizje dhe kanë pyetur të gjithë personat që e njihnin dhe punonin me Pëllumb Metën. Ky i fundit shërbente si roje nate në tregun e makinave në Shënavlash, ndërsa gjatë ditës angazhohej dhe me larjen e mjeteve për të fituar më shumë para për të mbajtur familjen.

Të gjithë ata që e njihnin janë shprehur se se Pëllumb Meta ishte njeri i qetë dhe nuk kishte konflikte. Më pas, janë parë kamerat e sigurisë, në të cilat fëmijët janë shfaqur duke lëvizur mjetin e babait dhe e kanë çuar në Sektor Rinia, për ta bërë dhe më të besueshme pistën e zhdukjes.

13 ditë nga vrasja dhe groposja e trupit të Pëllumb Metës, Policia e Durrësit ka bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke i fokusuar hetimet vetëm në rrethin e ngushtë familjar, derisa nga presioni fëmijët vrasës janë thyer dhe kanë pranuar se babain e kishin vrarë ata. Madje, e kishin groposur dhe në kasollen e bagëtive.

Ne foto Hygerta Meta
Ne foto: Vajza Hygerta Meta

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo